redon
Ka kohë që po i mungon skenës sonë. Por zëri i tij ende mbetet ndër më të bukurit. Bëhet fjalë për këngëtarin Redon Makashin, i cili duket se së shpejti do të vijë me një këngë të re e cila do të jetë në bashkëpunim me rok këngëtarin Gerti Gjoni, i njohur më shumë si këngëtar festivalesh në Shqipëri.

E sa i përket bashkëpunimit Gerti është ai i cili ka bërë me dije se së shpejti ai dhe Redoni do të sjelli diçka të re. “Së shpejti…një këngë e re dhe një klip me mikun tim, Redon Makashi, Original…i”, ka shkruar Gerti. Ndërkaq ky nuk është bashkëpunimi i parë mes këtyre dy artistëve.