Real Madrid po synon edhe një lëvizje të madhe për repartin e mesfushës.


‘Los Blancos’ kanë siguruar shërbimet e Aurelien Tchouameni por nuk synojnë të ndalen me kaq.

 

Sipas raportimeve të fundit, madrilenët po konsiderojnë një ofertë prej 90 milionë euro drejt Dortmundit, për kartonin e Jude Bellingham, përcjell lajmi.net.

 

Skuadra spanjolle nuk do të mund ta transferonte lojtarin këtë verë sepse ata kanë përmbushur kuotën e lojtarëve jo-evropianë në skuadër.

‘Cadena SER’ thotë se Reali dëshiron të mbyll marrëveshjen me lojtarin gjatë kësaj vere, për ta marrë lojtarin në ‘Santiago Bernabeu’ gjatë verës tjetër.

Kontrata që do t’i ofrohet Bellingham pritet të jetë pesë ose gjashtëvjeçare.

 

Përveç Realit, edhe Liverpool janë vënë pas anglezit 18 vjeçar, por edhe për ta do të jetë e vështirë ta transferojnë këtë verë, sepse Dortmund s’janë të interesuar ta shesin lojtarin këtë merkato, sidomos pas largimit të Erling Haaland.