Pasi fotot e Selena Gomez dhe Hailey Bieber duke u përqafuar u bënë virale, Gomez foli në një intervistë të re me Vulture, duke thënë se fotot nuk ishin diçka e jashtëzakonshme.

“Po, nuk është ndonjë gjë e madhe! Madje, nuk është asgjë,” -tha Selena.

Ndonëse të parëndësishme për Gomez, fotot e saj dhe Bieber shkaktuan bujë në media dhe rrjetet sociale.

Fotot erdhën disa javë pasi Bieber u shfaq në podkastin “Call Her Daddy” dhe mohoi thashethemet se ajo “e vodhi” Justin Bieber nga Gomez, me të cilën ai sapo ishte ndarë asokohe. Në podkast, Hailey tha se ajo dhe Selena madje folën me njëra-tjetrën pas dasmës dhe nuk kishte asnjë dramë mes tyre.