Një protestë simbolike u zhvillua mesditën e sotme në Shkodër, kundër rritjes së menjëhershme të çmimeve të karburanteve dhe jo vetëm.

Qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë bllokuar për disa minuta kalimin në Urën e Bahçallëkut, duke vendosur aty pankarta me fjalët: Protesto!

Protestuesit kanë bllokuar hyrjen e qytetit për disa minuta, duke protestuar për rritjen e çmimit të karburantit, si dhe rritjen e çmimeve të ushqimeve, gjatë ditëve të fundit.

Gjatë ditës së sotme, rreth orës 17:00, një protestë kundër rritjes së çmimeve është thirrur edhe në Tiranë, nga aktivistë të ndryshëm të shoqërisë civile.