Presidenti Ilir Meta ka publikuar një mesazh në profilin e tij në “Facebook” që i ngjan një kërcënimi. Ai shkruan se 25 prilli do të jetë dita e rizgjimit të demokracisë. Meta shton se kush kërkon të prishë festën e asaj dite, do bëhet kurban i saj.

“Jam i sigurt se 25 prilli është dita e rizgjimit të demokracisë dhe do të jetë një FESTË E MADHE E DEMOKRACISË.

Shpresoj, që të gjithë shqiptarët të bashkohen në këtë festë.

Kush kërkon t’jua prish festën, duhet të ketë parasysh se nuk do të ndiejë askush keqardhje që do të bëhet KURBANI i kësaj feste”, shkruan presidenti Ilir Meta në “Facebook” .