Kryeministri Edi Rama nuk është tërhequr nga kritikat e tij ndaj vendeve anëtarë të Bashkimit Europian përsa i përketë shpërndarjes së vaksinës anti-Covid në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Teksa komentoi deklaratën e ambasadës franceze në Tiranë, kryeministri tha se nuk është konfliktuar me BE, por ka dhënë një mendim për atë që ai e quan vendim të gabuar të BE.

Rama tha se askush nuk mund ta ndalojë atë të thoj mendimin tij, ndërsa ka shtuar se sa të jetë ai kryeministër shqiptarët do të jenë të mirëpërfaqësuar në  BE.

Fakti që ne s’jemi anëtarë të BE s’na bën që të rrimë me gojën mbyllur përpara një fakti të tillë. Është i qartë, unë nuk jam kryeministër i një vendi të BE por jam evropian, të paktën njësoj sa ata që flasin në emër të BE. Qenien time evropiane se ndryshon dot askush, as nëse jam kryeministër apo qytetari lirë i këtij vendi që kam një zë.Çfarë thashë unë që u mërzitën këta, është çështje karakteri, opozita karakterin e vet, karakter i dobët. Kur kanë qenë në pushtet i janë përulur me servilizëm kujtdo që flet gjuhë të huaj, unë nuk hy në këtë kategori, kjo që thashë unë s’ka të bëjë me mosrespekt. Dashurinë time për Francën dhe respektin unë mund të garoj me një francez dhe me ambasadoren. Por s’jemi këtu për këtë. Kur kam sjellë në shembull Francën mund të kisha marrë dhe një vend tjetër. Vendimi është i gabuar i BE, ata gabojnë ne gabojmë. Ne kemi të drejtë të themi kur gabojnë me ne. Këtu është fjala për të mbrojtur njerëzit, dinjitetin. Për të garantuar mbrojtjen e njerëzve se kam gjuhën e nënës për ta vënë në gjumë, pse shqetësoheni keni  frikë se mos mërzitet BE. Dhe po të mërzitet ku është problem nëse kjo është e vërteta” tha Rama.