Zëdhënësi i KQZ-së në Kosovë Valmir Elezi ka mbajtur një konferencë për mediat gjatë së cilës ka dhënë detaje rreth procesit të votimit në 21 komunat në të cilat po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve.

KQZ ka ftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese, raporton Express.

“Sipas listës përfundimtare të certifikuar të drejte vote kanë 1.260,571 votues, ndërsa janë 575 qendra të votimit me 1,638 vendvotime. KQZ fton të gjithë qytetarët me të drejtë vote të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese”, u shpreh Elezi.

Ai po ashtu tregoi që në faqen zyrtare të KQZ-së është i vendosur aplikacioni që secili votues mund të mësoj vendvotimin e tij të saktë.

Ndërsa njoftoi se KQZ do të mbaj 5 konferenca ditën e sotme, e para u mbajt para pak minutave ndërsa tjera do të jenë 11:30, 15:30, 19:30 dhe konferenca e pestë lidhur me rezultatet preliminarë do të njoftojnë me kohë.