Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagon pas raportit të INSTAT se shqiptarët po punojnë më pak në vitin 2021, ku thuhej se “Vetëm 59% e popullsisë 15-64 vjeç janë të angazhuar me punë”.  Në një postim në ‘Facebook’, deputetja thekson se “Shqipëria vazhdon të boshatiset ndërkohë që qeveria i mbush mendjen shqiptarëve se është kthyer në komarderen e shpëtimit të tyre”.

“Të dhënat e punësimit të INSTAT raportojnë jo vetëm një ulje të punësimit për shqiptarët nga mosha 15-64 vjeç por demaskojnë dhe qeverinë përmes politikës së shpopullimit të Shqipërisë. Nëse do të bëjmë një krahasim mes numrit të popullsisë të aftë për punë nga viti 2013 e deri më tani do të shohim se ajo ka rënë me 2.5% në 8 vite. Ndërkohë që numri i të punësuarve nga mosha 15-64 veç vazhdon të bie”, thuhet në postim.

Sipas Tabakut, shifrat janë një këmbanë alarmi për një vend që po plaket dhe për këtë qeveria nuk ka asnjë alternativë reale për ta shpëtuar.