Ministria e Shëndetësisë ka dalë me raportin e zakonshëm 24 orësh për gjendjen me pandeminë.


MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit një person ka humbur jetën nga COVID-19.

 

Gjatë këtyre orëve janë regjistruar 930 raste të reja, teksa janë shëruar 1,479 pacientë.

 

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 8,702 raste.