Kryeministri Edi Rama ditën e sotme u ndal tek rasti i gjyqtares Enkeleida Hoxha, duke u shprehur se përdori forcën e abuzimit duke liruar njerëz që ishin dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa sot është në burg dhe se sipas tij është shembulli që tregon se si sistemi duhet të funksionojë.

“Fakti është se një gjykatëse, një monstër që e përdori në mënyrë spektakolare e forcën e papërgjegjshmërisë disa kohë me parë dhe u habit gjithë dynjanë me vendimet e saj për të liruar njerëz me dënim të përjetshëm është sot në burg, përbën shembullin sesi sistemi do të funksionojë.

Kërkon shumë durim, ngritja institucioneve të reja, janë një proces i vështirë. Por më tregoni pak se para 7 vitesh kujt ia rrokte mendja se llumi në sistemin e drejtësisë do të hynte në sistem e drejtësisë.

Por sigurisht në premtuam drejtësi, por si do ta bëjmë drejtësinë? Ne do të bëjmë atë që nuk u bë që nga viti ’91, sepse po të ishin bërë sot do të ishim më para, sepse bebja do të ishte bërë 10 vjeç. Por ne na është që gjërat t’i bëjmë nga e para. Por nuk ka formula magjike që gjërat të bëhen pa forcë lidershipi”, tha Rama.