Kryeministri Edi Rama ka zbuluar për gazetën spanjolle “El Periodico” numrin e afganëve që pritet të mbërrijnë këtë javë në Shqipëri. Gazeta spanjolle citon kryeministrin që thotë se të strehuarit për këtë javë do të jenë rreth 1000.  Kryeministri shton se pas kërkesës së bërë nga Uashingtoni, ka nisur menjëherë punën për të bashkëpunuar me dy shoqata humanitare ndërkombëtare, por pa ia cituar emrat, për arsye sigurie. Rama tha gjithashtu se afganët do të strehohen në ambiente dhe hotele nga qeveria dhe nuk do të lihen në kampe në kushte çnjerëzore.

Grupi i parë me afganë pritet të mbërrijë këtë pasdite në Rinas, ku do të qëndrojnë në disa tenda për të paktën tri ditë, për t’u zhvendosur më parë në godinat e Qytetit Studenti, deri në nisje të sezonit të ri universitar.