Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se pasnesër pritet që në vendin tonë të mbërrijnë 38 mijë e 400 dozat e para ta vaksinës Astrazeneca. Në një status në profilin e tij në Facebook, Rama shkruan se me këto doza do të nisë menjëherë vaksinimi i mësuesve.

LAJM I MIRË. Pasnesër mbërrijnë 38 400 DOZAT E PARA TË VAKSINËS ASTRAZENECA dhe nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve,”– shkruan Rama ne Facebook.

Kryeministri po e përdor vaksinimin edhe në funksion të fushatës elektorale të 25 prillit. Kështu ka bërë që prej vaksinës së parë dhe kështu pritet që të vijojë ky proces deri më 25 prill.