Kryeministri Edi Rama, ka dhënë një deklaratë për mediat këtë të hënë pas mbledhjes së shtabit elektoral të Partisë Socialiste. Gjatë fjalës së tij, Rama ka sulmuar presidentin Ilir Meta. Ai tha se kreu i Shtetit nuk është në lartësinë e detyrës që i ngarkon kushtetuta, por është nën çdo nivel të justifikueshëm edhe për një person që ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës.

“Veprimtaria ilegale e Ilir Metës është në sytë e të gjithëve. Nuk është në lartësinë e detyrës që i ngarkon kushtetuta, por është nën çdo nivel të justifikueshëm edhe për një person që ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës”, u shpreh Rama.