Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Greqisë për të marrë pjesë në samitin e liderëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore. Ky samit do të bëjë bashkë 13 shtete për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon. Gjithashtu liderët do të flasin për luftën në Ukrainë dhe ndikimin e saj në vendet e rajonit.

Pjesëmarrës në këtë takim do të jenë edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, presidenti i Këshillit, Charles Michel dhe kancelari gjerman Olaf Scholz.