Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk mund të hiqet një paralele mes situatës së Kosovës dhe asaj të Krimesë, siç po kërkon ta bëjë presidenti rus Vladimir Putin. Kreu i qeverise shqiptare tha se kjo paralele mund të ekzistojë mes Kosovës dhe Ukrainës, pasi situata që është Ukraina tani është e njëjtë me atë të bashkëkombasve tanë dikur, pra në 1999.

Rama gjithashtu kritikoi liderët europianë, duke i kërkuar atyre që Kosova në termat ndërkombëtarë të njihet ashtu siç quhet vërtet, pra Kosova dhe jo Kosovo.

“Ata shpresojnë të rezistojnë për aq kohë sa munden e për aq kohë sa bota të gjejë ndërgjegje. Ky është rasti i Ukrainës tani dhe i Kosovës dikur. Putini mundohet të heqë paralele mes Kosovës e Krimesë. Një paralele e tillë ekziston mes Kosovës dhe Ukrainës. Ju duhet ta shkruani emrin e Kosovës ashtu siç është, pra Kosova dhe jo Kosovo. Ka dy tiranë të dëshpëruar, një i vdekur e tjetri që luan me vdekjen mes carit të Rusisë dhe Putinit të sotëm. Të gjithëve do ju kujtohet ndikimi dëshpërues i shpërbërjes s ëish-Jugosllavisë dikur”, u shpreh Rama.e për të zbardhur detaje të tjera të aksidentit.