Kryeministri Edi Rama ndodhet në një konferencë për mediet për të folur për çmimin e naftës dhe energjisë. Rama ka paralajmëruar se sipas skenarit më të keq Shqipëria mund të vuaj furnizimin me naftë apo me energji. Për të përballuar të gjitha pasojat që do të sjellë lufta në Ukrainë, Rama ka njoftuar se do të krijohet një komitet ndërministror me qëllim që efektet të jenë sa më të pakta.

“Duhet të përgatitemi për çdo skenar, askush nuk e di se çfarë do të ndodh, jemi në të njëjtat kushte me pandeminë, kur nuk e dinim kohëzgjatjen, zhvillimet në dinamikën e tyre dhe kur u përgatitëm për disa skenarë. Duhet të përgatitemi psikologjikisht edhe për shkurtime dramatike të furnizimeve me energji ose naftë, ky është skenari më dramatik”, tha Rama.