Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët e Korçës duke ndarë projektet e realizuara në këtë qytet dhe projektet që ende janë në proces. Gjithashtu ai komentoi edhe procesin e vaksinës ndërsa tha se ditën e hënë do të fillojë furnizimi nga Pfizer pas një tërheqje nga ana e kësaj kompanie.

“Sa i përket vaksinës besoj se po e ndiqni çfarë pon ndodh në Evropë dhe vështirësitë që kanë endet për ta garatuar. Kompania Pfizer ka bërë një frenim të prodhimit me argumentin se i duhet kohë për të financuar investimin. Raporti i prodhimit me kërkesën është i zhdrejtë. Por më vjen mirë që ia dolëm të dalim nga rrethimi ku u gjendëm jo për fajin tonë, dhe arritëm të kemi kontratë me Pfizer për 500 mijë doza kjo e rinovueshme. Do të duhet të kishin ardhur 10 mijë doza në këtë fund janari, por Pfizer bëri postim dhe nuk i patëm në kohë vaksinat, por bëj mirë të them se kemi marrë konfirmim se do të fillojë furnizimi nga Pfizer ditën e hënë”, tha Rama.

Gjithashtu Rama shtoi se janë në përfundimit të bisedimeve për kontratë me kompaninë AstraZeneca për vaksina anti-covid. “Kemi negociata të avancuara më AstraZenecën, jemi jo larg finalizimit të një kontrate me AstraZenecën”, tha ai.