Edi Ramës nuk i del e keqja me Ramush Haredinajn. Ai ka shfrytëzuar një postim të gjatë gjoja kundër pseupatriotëve shqiptarë për të treguar një episod nga Takimi i liderëve Ballkanikë që u mbajt në Berlin me disa vende të BE ku drejtonin Merkel dhe Macron. Ky samit i famshëm, ku Kosovës qeveria e së cilës në atë kohë drejtohej nga Ramush Haredinaj, iu kërkua heqja e taksës 100% është treguar në mënyra të ndryshme nga protagonistët. Haradinaj akuzoi Ramën dhe Thaçin se u bënë me liderët e huaj kundër tij. Tani Rama pretendon se presidenti francez dhe kancelarjagjermane i ofruan Haradinajt në këmbim liberalizimin e vizave po ai nuk u tërhoq.

Shihemi në gjyq”/ Historia e gjithë përplasjeve Rama- Haradinaj

“..e kam jetuar në vetë të parë “tregimin e arave”, deri në pikën që një lider kosovar i’a futi në sy të Merkelit e Macronit, “mu nuk më han luli për kta!” dhe mu aty e humbi rastin historik t’ia hiqte vizat Kosovës, të cilën e bëri lolo në sytë e aleatëve të saj të pazëvendësueshëm strategjikë me marrëzira kinse patriotike” ka shkruar ai.

Për fyerjet e ndërsjellta Rama e hodhi në gjyq Haradinajn por më pas u tërhoq. Por kryeministri shqiptar nuk është rezervuar të përdorë epitete cinike ndaj pothuajse të gjithë liderve kosovarë. Ai përpos haradinajt, Isa Mustafën e ka quajtur tinzar, Albin Kurtin marksist, Tha[in që e kishte mik e sulmoi kur nuk i erdhi në takimin e durrësit për mini Shengenin e kështu me radhë.

Këtë herë ka përdirur një fjalor me doza gati porno për të përshkruar komunikimin e Ramushit me liderët e Europës.