Të gjithë anëtarët e qeverisë do të paguajnë gjysmën e shpenzimeve të tyre për karburant. Kjo ka qenë deklarata e kryeministrit Edi Rama për administratën publike dhe qeverinë, duke theksuar se qeveria do të paguajë vetëm 50% të shpenzimeve për naftë për të gjithë funksionarët publikë.

“Qeveria do të paguajë vetëm 50% të shpenzimeve të zakonshme për naftë për të gjithë funksionarët publikë, duke filluar që nga unë, që nga ministrat, e drejtuesit e administratës pjesën tjetër lë ta paguajnë nga xhepi”- tha Rama.

Rama ka dalë në një video live në Facebook për të shpjeguar detaje e “paketës së Rezistencës” me qëllim përballimin e pasojave të krizës nga rritja e çmimeve. Kreu i qeverisë u shpreh sot i vendosur se taksat e naftës nuk do të hiqen.

Në fillim të komunikimit, kryeministri tha se i vjen turp që Shqipëria është i vetmi vend i NATO-s që proteston për pasojat e luftës në Ukrainë. Në vijim të reagimeve të mëparshme, Rama ka shpërthyer ashpër edhe ndaj protestave në vend dhe veçanërisht ndaj asaj të sotmes duke thënë se po zhgarravitet e githë Shqipëria në sytë e botës duke sajuar fakte të paqena.