Kryeministrin Edi Rama theksoi ditën e sotme se Shqipëria nuk do të ketë kurrë kampe emigrantësh. Kryeqeveritari Rama hodhi kështu poshtë lajmet e përhapura në mediat britanike se është arritur një marrëveshje për të sjellë në Shqipëri emigrantët e paligjshëm që mbërrijnë në ishull.

“Shqipëria nuk do të jetë kurrë një vend ku vende shumë të pasura do të krijojnë kampe për refugjatët e tyre. Asnjëherë!”, tha Rama për gazetarët pas përfundimit të mbledhjes me drejtuesit politikë të qarqeve.