Edi Rama postoi një video me disa pamje në iPad, duke deklaruar se në mars do të lëshohet sateliti i parë shqiptar. Më pas, sateliti i dytë do të lëshohet në qershor.

Rama komunikon me një pjestar të stafit të kompanisë “SpaceX”, një prej kompanive të njeriut më të pasur të planetit, Elon Musk.

Biseda 

Kryeministri Edi Rama: Pra jemi këtu.

-Po, ky është lëshimi i Spacex Falcon 9, që u bë në qershor. Lëshuam katër satelitë gjatë tij. Lëshuam satelitin Mark 4, variantin 17, 18, 19, që është modeli i ri. Kjo që po shihni është lëshimi në orbitë.

Kryeministri Edi Rama: Domethënë, Albania 1 kur do të jetë gati? Në mars?

-Po, në mars do të lëshohet. Do duket kështu si kjo. Do të filmojmë një video dhe gjëja tjetër që do të shohim pas shkëputjes do të jetë vendosja e satelitit në orbitë.

Kryeministri Edi Rama: Po Albania 2? Në qershor…

-Saktë…

Kryeministri Edi Rama: Super.

-Kjo është pamje e orbitës ku do lëshohen.

Kryeministri Edi Rama: Shqipëria në orbitë. E pabesueshme, por e vërtetë.

-Po, zotëri.