Kryeministri Edi Rama së bashku me gjeneralin amerikan T.D.Wolters pas ceremonisë së nisjes të stërvitjes “Defender 2021”, janë ngjitur në kuvertën e një anije ushtarake të Rojes Bregdetare shqiptare.

Gjatë shëtitjes në anije, Rama i dhuroi një suvenir dhe një karikaturë të Poseidonit, gjeneralit amerikan, ndërsa ky i fundit i dha Ramës një medaljon. Kryeministri Rama tha se këtë dhuratë do ja japë djalit të tij, Zahos.

Rama: Do ja jap djalit. Ai ka një vend të veçantë ku i fut këto.”

Yur Kim: A ka ai të tjera si këto?

Rama: Ai ka dhe një vend ku fsheh këto .

“Nisja e stërvitjes “Defender Europe 21”. Në anijen ushtarake të Rojes Bregdetare shqiptare me gjeneralin amerikan T.D.Wolters, Komandanti Suprem i Aleancës së Atlantikut të Veriut, e me miq të tjerë”, shkruan Rama në video e postuar prej tij në rrjetet sociale.