Kryeministri Edi Rama publikon fotot nga procesi i vaksinimit në Pogradec, ku ndodhet sot për takim elektoral, dhe nga takimi i kryedemokratit Lulzim Basha, që ndodhet në Malësinë e Madhe, dhe bën një krahasim mes tyre.

Referuar fotove, Rama thekson se më 25 prill Shqipëria do të votojë për vaksinimin, jo për infektimin.

“Në 25 prill Shqipëria do të votojë për Vaksinimin, jo për Infektimin; për Rindërtimin jo për Rishkatërrimin; për forcimin e Ligjshmërisë e rritjen e Ekonomisë, jo për rikthimin e Paligjshmërisë e të Çorodisë! *Qendra e Vaksinimit Pogradec dhe epiqendra e Infektimit Malësi e Madhe”, shkruan Rama.

Edi RamapogradecShqiperi
Nga kategoria