Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot edhe planin e qeverisë për të përballuar krizën energjetike. Sipas Ramës, konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla do vijojnë të mbrohen nga rritje e çmimit të energjisë. Megjithatë familjet që harxhojnë më shumë se 800 kilovator, çdo kWh do ta paguajnë energjinë me çmimin e tregut pa përfituar nga mbrojtja.

“Jemi i vetmi vend që ka marrë vendim të prerë për t ë mos e prekur çmimin e energjisë për familjarët. Kemi mbi 90% konsumatorë familjarë që konsumojnë më pak se 800 kËh dhe kemi një numër konsumatorësh rreth 6 ose 7% që konsumojnë më shumë se 800 kËh,. Flasim për konsumatorë familjarë me vila, pishina, me oborr të madh, ndriçim dekorativ për të cilët nuk mund të paguajë më buxheti i shtetit dhe taksapaguesit. Çdo kË mbi 800 do të paguhet me çmimin e tregut. Me këtë synojmë një presion për të ulur konsumin e tepërt në kushte krize. Sikundër e kemi përsëritur disa herë”, tha Rama.