Kryeministri Edi Rama foli sot rreth ndërtimit të aeroportit të Vlorës dhe të Kukësit, i cili prej kohësh ka mbetur thjesht në fjalë, i pa shoqëruar nga veprat konkrete.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët e Gjirokastrës, kryeministri tha se këto ditë pritet të shpallet fituesi i garës ndërkombëtare për këto aeroporte.

Sipas tij, ky proces u shoqërua me vonesa për shkak të situatës me pandeminë.

“Shpresoj që këto ditë të kemi fituesin e garës ndërkombëtare që u bë si legjenda e Rozafës, pandemia, hapje-mbyllje, kredia, etje. Këtu në Gjirokastër bëhet fjala për dy aerodrome, që do të jenë turistike”, tha Rama.