Pas përfundimit të samitit të Bashkimit Europian, kryeministri Edi Rama ka ndarë foton e përbashkët të gjithë liderve që morën pjesë. Kryeqeveritari shihet përkrah kancelari gjerman Scholz dhe kryeministrit bullgar, tashmë të rrëzuar, Kiril Petkov. Në foton e postuar Rama thotë se Shqipëria nuk dorëzohet dhe do të vijojë të punojë për të qenë një anëtare të mirë të BE-së.

 

 

“Vend i bukur njerëz të këndshëm fjalë të bukura foto të bukura dhe imagjinoni sa më bukur mund të ishte nëse premtimet e bukura do të pasoheshin nga një dorëzim i këndshëm… Por ne shqiptarët nuk jemi aq të mirë sa të dorëzohemi bukur! Kështu që ne do të vazhdojmë dhe do të punojmë edhe më shumë për ta bërë Shqipërinë një anëtare të mirë të BE-së”, shkruan Rama.