Edi Rama ka publikuar në Facebook një video që tregon, siç thotë ai situatën e përmbytjeve, pak vite më parë, kur shiu nuk largohej nga tokat e banesat për ditë të tëra.

Kryeministri shton se një shi i rrëmbyer mund të përmbysë edhe Parisin, por por ka apo s’ka kanalizime funksionale e provon pikërisht koha e ikjes së ujit.

STATUSI I PLOTE 
Nën rrebeshin e ditëve të fundit duhej dalë larg Lezhës për të gjetur ujë ende të pambledhur nga kanalet dhe fare pak, disa dhjetra banesa të prekura, ndërsa jo shumë vite më parë, shira edhe me të pakët se këta të fundit, e mbanin Lezhën deri në zemër të qytetit me këmbët në ujë për disa ditë me radhë…

Një shi shumë i rrëmbyer mund t’i mbushë me ujë edhe rrugët e Parisit për orë të tëra, por ka apo s’ka kanalizime funksionale e provon pikërisht koha e ikjes së ujit.

Disa thonë ç’na duhen ne këto, po pa u kujtuar se qametet e përmbytjeve ndodhnin rregullisht deri dje në të shumtën e rasteve, sepse s’spastrohej asnjë kanalizim urban e asnjë kanal kullues, kur qeverisnin ata që këto ditë fajësonin qeverinë duke aktruar nëpër cepa periferish, është e pamundur të kuptojmë sa shumë është bërë vitet e fundit!

Patjetër që ka ende më shumë akoma për të bërë, prandaj duhet të vazhdojmë me besim, durim e punë të madhe🙏