Kryeministri Edi Rama në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Facebook” ka njoftuar qytetarët për zonat, ku do të bëhet një relaksim i lëvizjeve. Rama tha se do të bëhet relaksim lëvizjesh në qarqet: Gjirokastër, Dibër, por edhe në Librazhd, Pogradec, Divjakë dhe Himarë.

“Nga fillimi i javës tjetër do ketë relaksim më të madh në disa zona të vendit, por jo në Tiranë, ku ka shumë popullatë. Do lejohet lëvizje e relaksuar ku ka risk të ulët. Qarku Gjirokastër e qarku Dibër do jetë zonë që do ketë më shumë lehtësim lëvizjesh, edhe Divjaka, Saranda, Himara do kenë liri lëvizjeje. Pogradec, Përrenjas e Librazhd janë po ashtu zona me rrezik të ulët”, – tha Rama.