Kryeministri Edi Rama do të qëndrojë sot në Turqi. Kreu i qeverisë pritet të finalizojë marrëveshjen për vaksinat antiCovid, shkruan Balkanweb.

Mësohet se Rama do të zhvillojë takime zyrtare me kompanisë turke “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”, për finalizimin e marrëveshjes për furnizimin e Shqipërisë me vaksina ruse. Kujtojmë se, Parlamenti miratoi një ditë më parë, aktin normative për sigurimin e vaksinave kineze Coronavac.

Të njëjtat burime thanë se Rama pritet të zhvillojë një takim edhe me presidentin turk, Erdogan.

Vizita e kryeministrit Rama në Turqi vjen një ditë para çeljes zyrtarisht të fushatës elektorale, PS njoftoi se nisjen e betejës elektorale drejt 25 prillit, ditën e enjte në 18:00 nga sheshi Skënderbej.