Pasditen e nesërme kryeministri Edi Rama mbërrin në Athinë për të marrë pjesë në forumin “Economist” me temë: “Europe: Reinforcing cohesion in turbulent time”, si kryetar i OSBE.

Rama dhe kryeministri i Maqedonisësë Veriut, Zoran Zaev, do të takojnë homologun grek Mitsotakis. Mes Shqipërisë dhe Greqisë është për t’u mbyllur edhe çështja e AOZ, temë e cila me siguri do të përfshihet në bisedën e dy kryeministrave.

Rama do të ketë fjalën e tij më 16 shtator paradite, në panairin me temë Ballkani Perëndimor përtej 2020, zgjerimi i EU dhe hapat e mëtejshme, reformat për implementim, fuqizimi i tregtisë dhe investimeve.