Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës, e cila përmes një deklarate të përbashkët kërkoi rishikimin e paketave ekonomike.

Duke iu referuar deklaratave të PD, Rama nuk ka kursyer edhe këtë herë ironinë. Gjatë mbledhjes në selinë blu, opozita mes të tjerash doli në përfundimin se ‘janë lënë jashtë ndihmës financiare 750 mijë qytetarë’.

‘Para epidemisë kishim vetëm të papunë e të gjithë kishin ikur nga Shqipëria! Tani paskemi vetëm punëtorë e të varfër që duhen paguar, po t’i mbledhësh siç i numëron PD bëhen 2 milionë! Plus fëmijë, studentë,pensionistë,shtëpiake, S’paska ikur kush nga ShqipëriaVajMedetPD 7X7’, shkruan Rama.