Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale në praninë e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, ku shkruan se po bisedojnë për fuqizimin e ekonomisë si dhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Rama shihet të ketë edhe një bllok mbi tryezë dhe duket i bindur të mbajë shënim çdo leksion të dhënë nga presidenti turk.

“Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Erdogan.