Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë se kryeministri Edi Rama ka qenë dhe është në hetim ndërkombëtar. Këtë deklaratë sipas Berishës ai e bazon nga indiciet që ka personalisht.

“Unë mund t’ju deklaroj se personalisht Edi Rama, është sipas të gjitha indicieve, ka qenë dhe është në hetim ndërkombëtar.” tha Berisha.

Berisha bëri gjithashtu me dije se krahas hakerave iranianë, sistemet e Shqipërisë janë sulmuar edhe nga hakera serbë dhe rusë. Në një konferencë për mediet, kryedemokrati akuzoi se sistemet TIMS dhe MEMEX si edhe databaza e policisë shkencore, u shkatërruan nga hakera të qeverisë, me qëllim zhdukjen e lidhjeve të ministrave të kabintetit qeveritar me krimi.

Berisha theksoi se informacionin e ka marrë nga tre burime serioze.

Deklarata e Berishës:

“Informoj shqiptarët, nga burime të trefishta se në operacionin e shkatërrimit të infrastrukturës digjitale në Shqipëri, janë veç të tjerash janë pjesëmarrës hakera të qeverisë, hakera rusë dhe serbë. Qeveria u ka fshehur të vërtetën shqiptarëve. Rama ua dha me grupin e tij. Kosova është sulmuar nga sistemet e Shqipërisë. Mali i zi gjithashtu, është në sulm edhe Maqedonia. Për këto dy të fundit se di, por për Kosovën e sigurt që është nga sistemet shqiptare. Penetrim i plotë i hakerave serbë ose rusë…Dihet që problemet më madhore me Kosovën i kanë. Mbrojta e Kosovës ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se sulmet janë nga rajoni. Sistemi TIMS dhe databaza e policisë shkencore, që ka çdo gjë të botës të nëndheshme, nuk ka asnjë lidhje me portalet, por lidhje direkte të ndërhyrjes të hakerave të qeverisë që do të zhdukë lidhjet e saj me krimin. Me dhjetëra orë komunimikimi të qeveritarëve me grupet më të rrezikshme kriminale, në Shqipëri, Dubai, Amerikë Latine, Meksikë e kudo.” 

Berisha tha se po këta hakera shqiptarë janë duke sulmuar edhe Kosovën pasi vetë qeveria e vendit e ka pranuar se po sulmohet nga hakera të rajonit.