Interesimit të gazetarëve të huaj para nisjes së samitit të Brukselit mbi bashkëpunimin rajonal, Edi Rama iu përgjigj me projektin e tij të preferuar, Open Balkan.

Sipas Edi Ramës, Open Balkan bën të mundur që Ballkani të mos mbetet mbrapa dhe se ky projekt mishëron shpirtin europian.

“Open Balkan është një përgjigje e vërtetë në një situatë, ndërsa rruga e integrimit do të vazhdojë sigurisht, pasi nuk ka alternativë tjetër. Por, një shpirt europian duhet të ndërtohet në rajonin tonë, që rajoni të mos mbetetet mbrapa” – u shpreh Rama.

“Open Balkan është i hapur për të gjithë.” – shtoi kryeministri.

Komentet e Edi Ramës erdhën pasi ai foli ashpër kundrejt Bullgarisë dhe shteteve të unionit europian, ku tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po merren peng nga një vend i NATO-s, ndërsa BE po tregon impotencë.