Nga Vlora, Edi Rama deklaroi se objektivi minimal për Vlorën është sigurimi i 8 mandateve, ndërsa maksimali, mbi të cilin sipas tij po punohet, është të sigurohen 9 mandate.

“Dua ta ritheksoj që objektivi ynë për Vlorën është të marrim padiskutim si bazë numrin që kemi, 8 deputetë dhe deputete dhe të synojmë maksimizimin e forcave për të kapur objektivin maksimal prej 9 deputetësh.” – u shpreh Rama.


Në ligjëratën e famshme me thelb frazën se shumë është bërë por duhet bërë më shumë, kryeministri tha se mandati i tretë është një mandat kohe për të çuar përpara zhvillimin e vendit.

Rama kërkon minimalisht të ruajë pozicionin e fituar në 2017-n në Vlorë, ku PS-ja ndryshe nga 2009-a dhe 2013-a, kapi jo 6 por 8 deputetë.