Kryeministri Edi Rama u shpreh se mandati i dytë qeverisës meriton një notë pozitive, pavarësisht sfidave të tërmetit dhe pandemisë me të cilat ai u përball dhe që ndryshuan objektivat kryesore. Sipas Ramës, veprimet e qeverisë në këtë mandat të dytë do të lënë gjurmë në historinë politike të vendit.

Në një takim me ministrat e kabinetit, kreu i qeverisë, pasi renditi disa nga arritjet e këtij mandati, shtoi se ndonëse pandemia dhe rindërtimi nuk kanë përfunduar, një avantazh i konsiderueshëm është arritur ndaj tyre. Gjatë fjalës së tij Rama sërish ka apeluar qytetarët që të vaksinohen pasi shmangin fatalitetin nga COVID-19. Kryeministri ka theksuar se të gjitha vaksinat janë efektive.