Sot pritet të vijnë 7020 dozat të kontratës me Pfizer dhe do të vijojë vaksinimi në të gjithë vendin. Lajmi u dha nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ndërsa ndoqi nga afër një proces vaksinimi në qarkun e Elbasanit, së bashku me kryeministrin Rama.

 

“Dua që t’ju siguroj që ky proces do të vijojë me të njëjtin ritëm. Do të vijojë shtrirja dhe shpërndarja e vaksinave në të gjithë vendin. Pra nuk do të ketë asnjë lloj vonese edhe në shpërndarjen e vaksinave që pritet që të vijnë”.

Manastirliu tha se procesi i vaksinimit do të vijojë me të njëjtin ritëm, duke bërë me dije se janë mbi 185 mijë të moshuar të vaksinuar deri më sot dhe më shumë se 260 000 vaksinime në total.