Kryeminstri Edi Rama ishte sot në Rrogozhinë, ku mbështeti kandidatin e Partisë Socialiste, Edison Memolla.

Kur na takojnë pak orë nga 6 marsi, kur qytetarët në gjashtë bashki të vendit do të zgjedhin kryetarin e ri, Rama bëri thirrje për pjesëmarrje në votim. Ai bëri një krahasim me situatën aktuale në Ukrainë, ku qytetarët po luftojnë për të mbrojtur pavarësinë e vendit dhe për të ndaluar pushtimin rus.

“Lufta në Ukrainë… Askujt nuk ia kishte marrë mendja. Dikush që deri dje ishte në zyrën e tij (presidenti Volodymyr Zelensky), sot është në terren për të mbrojtur deri në fund vendin e tij.

Në këtë moment, të gjithë ndjejnë se sa e çmuar është ajo që kanë, liria e tyre, mundësia për të jetuar dhe për të marrë frymë lirisht, për të qenë bashkë me familjen.

Edhe në Rrogozhinë, si në pesë bashki të tjera do të duhet të vendosin për njerëzit që do t’i drejtojnë për një periudhë kohe. Për njerëzit që thonë se nuk është puna ime dhe nuk më intereson, është fyese për ata që në Ukrainë janë gati të hapin jetën sepse nuk duan t’u mungojnë kjo liri”, tha kryeministri para qytetarëve të Rrogozhinës.