Kryeministri Edi Rama, ka reaguar për herë të parë pas publikimit të raportit të pasurisë së tij nga BIRN. Përmes replikash me ndjekësit në rrjetet sociale, një qytetar ka pyetur kryeministrin se si i ka bërë 1 miliard lekë deri në vitin 2018. “Të lutem tregoju këtyre të rinjve si i bëre 100,675,309,00 deri në 2018?” shkruan qytetari

Ndërkohë nuk ka vonuar shumë përgjigja e kryeministrit:

“Cfare eshte kjo shifer apo 7×7=42 thuaj! Ulu lexo e meso, qe te kuptosh per cfare flet e te mos behesh peshk per grepin e cdo peshkatari te llumit te politikes e te medias shqiptare!”
Po ashtu edhe një tjetër qytetar e pyet po për pasurinë.
“Si i bëtë 1 miliard lekë vetëm nga rroga si qeveritar?” shkruan qytetari.

Ndërkohë, kreu i qeverisë e ka mohuar këtë gjë duke thënë se lajmet që janë publikuar janë budallallëqe. Ndër të tjera Rama sqaroi se pasuria e tij verifikohet qindarkë për qindarkë nga Inspektorati Kombëtar.

“Une nuk kam bere 1 miliarde leke o te marrsha te keqen, po keshtu eshte kur disa shkruajne budallalleqe ligesisht e te tjere bien pre e budallalleqeve marrezisht! Qe ta marresh vesh ti e kushdo qe e ka ngrene kete budallallek, pasuria e familjes time verifikohet qindarke per qindarke nga Inspektoriati Kombetar perkates, njesoj sic behet me Vetingun e gjykatesve e te prokuroreve, e nuk ka qindarke te pajustifikueshme qe i shpeton verifikimit! Keshtu qe gjej ndonje arsye tjeter per te akuzuar apo perqeshur, po jo kete se eshte shume qesharake. Por cfarë thoshte lajmi për pasurinë e Edi Ramës?”, i përgjigjet Rama.