Britania ka një marrëdhënie të fortë me Shqipërinë dhe është mirënjohëse për punën që bën për të trajtuar kontrabandistët e njerëzve, tha të enjten një zëdhënëse e kryeministrit Rishi Sunak, pasi homologu i tij shqiptar tha se Britania po bënte përdorte një retorikë të ashpër.

“Ne jemi mirënjohës për bashkëpunimin e qeverisë shqiptare dhe mbetemi plotësisht të përkushtuar për të punuar së bashku me ta”, u tha zëdhënësja gazetarëve.

 

 

Nga ana tjetër kreu i qeverisë shqiptare kritikoi sot, siç tha ai, komentet nënçmuese të ministrave britanikë për rritjen e numrit të azilkërkuesve shqiptarë, duke thënë se Britania po shënjestronte shqiptaret per te mbuluar politikat e tyre të dështuara të emigracionit.

Ne kemi një marrëdhënie të fortë me partnerët tanë shqiptarë. Ne jemi mirënjohës për bashkëpunimin e qeverisë shqiptare dhe mbetemi plotësisht të përkushtuar për të punuar së bashku me ta,” u tha zëdhënësja gazetarëve. “Ne duam të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi me partnerët ndërkombëtarë për të thyer modelin e biznesit të kontrabandistëve të njerëzve dhe i jemi mirënjohës Shqipërisë për punën e tyre me ne për këtë.”