Grupi_Kuvendor_PS_011-520x250

Kryeministri Rama ka nisur prej orës 9.00 takime me deputetët e disa qarqeve, për të diskutuar mbi kandidaturat për zgjedhjet vendore. Takimi i parë ishte ai me deptuetët e Shkodrës, ku është konfirmuar emri i Keti Bazhdarit. Ka qenë më shumë një takim informal, pasi që sipërmarrësja shkodrane do të ishte kandidatja e mazhorancës u tha hapur nga kryetari i LSI, Ilir Meta, javën e shkuar, në Shkodër. Takime kryeministri do të zhvillojë edhe me deputetët e qarkut të Tiranës. Dy kandidaturat e përfolura janë Blendi Klosi dhe Erion Veliaj. Nuk dihet nëse Rama do ta vendosë sot se cili prej tyre do të jetë kandidati për të marrë bashkinë që ai e ka drejtuar për 11 vjet me radhë. Konsultimet e Ramës me deputetët vijnë pas kritikave të forta të deputetit Ben Blushi. Pas mbledhjes së grupit parlamentar të kësaj jave Blushi foli për mungesë transparence dhe tha se kandidatët janë të një njeriu të vetëm dhe jo të Partisë Socialiste.