Kryeministri Edi Rama, në konferencë për mediat duke folur për situatën e pandemisë i bëri thirrje shqiptarëve që të mos dynden me ilaçe, pasi sipas tij kjo mënyrë mund të sjellë pasoja të parikuperueshme.

“Janë 1012 mjekë që paguhen me 500 euro plus pagës në muaj dhe do paguhen deri në fund të luftës. Spitalet Covid janë të pajisura me të gjitha aparaturat që janë edhe në spitalet e Europës, nuk mungon asgjë. Trajtimi në banesë është financuar nga dy skema mjekimi.

Mos bini pre e 20 mijë mënyrave dhe sugjerimeve që vijnë nga 20 mijë drejtime me qasje kontradiktore, por referojini dy skemave bazë të mjekimit. Jo ilaçeve të tepërta, jo këshillave nga katër anët, por protokollit me dy skema të thjeshta, që janë botërisht të unifikuara. Dyndja me ilaçe mund të sjellë pasoja të parikuperueshme”, tha Rama.