Edi Rama theksoi se qeveria ka siguruar 1.6 milionë doza vaksinash për 800 mijë qytetarë.

“Sot kemi 100 ambulanca të reja që merret vetëm me ketë punë. Sot kemi emergjencë kombëtare, e regjistruar kompjuterikisht për shërbime në kohë, që as imagjinohej më parë. Numri i testimeve është 10-fishuar në krahasim me muajin qershor. Kanë hyrë në qarkullim testet e shpejta, që janë kryer deri tani 80 mijë teste, kemi rritur epidemiologët në terren. Ky është një proces i vështirë. Vaksina e gripit është falas sot. Kemi siguruar 1.6 milionë vaksina për 800 mijë qytetarë”, deklaroi Rama.