Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se tashmë fëmijët mund të regjistrohen në shkolla nëpërmjet platformës e-Albania. Nëpërmjet një video-mesazhi në rrjetin social “Facebook”, Rama shprehet se kjo mundësi shmang radhët që mund të krijoheshin në dyert e institucioneve arsimore.

“Mirëmëngjesi. Me lajmin e mirë se erdhi dita të regjistrojmë fëmijët në shkolla, por pa mbledhur më një tufë me letra nëpër duar e pa mbajtur më radhë në asnjë derë institucioni arsimor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.