Gjatë bashkëbisedimit me një mjeke që punon në Gjirokastër, kryeministri Edi Rama ironizoi programin e Partisë Demokratike.

Mjekja e cila është zhvendosur nga Tirana në Gjirokastër, e pyeti Ramën nëse kategoria e saj mund të përfitojë një bonus qiraje.

Kreu i qeverisë tha se nuk di të japë një përgjigje konkrete tani për këtë kërkesë, por shtoi se programi i PD-së mund ta akomodojë këtë gjë, duke ofruar edhe masazhe, fizioterapist, SPA apo pishina.

“S’di të jap një përgjigje tani për këtë. Pasi programi i partisë Demokratike mund ta akomodojë këtë. Mund të ketë dhe bonus për të shkuar në masazh, në fizioterapi private, pishina, SPA, që do të ndërtohet sipas programit”, tha Rama.

Kreu i qeverisë Rama “thumboi” edhe drejtuesin politik të demokratëve në Gjirokastër Tritan Shehu, duke u shprehur: “Kam vetëm një merak për Tritanin, mos këput…Ka një tundje koke intensive kur flet Luli, edhe them mos…Tritanin dëgjojeni për relaks mos e merrni seriozisht”, tha Rama.