Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur reagimit të kreut të shtetit Meta lidhur me raportin e fundit të OECD-së për largimin e shqiptarëve. Kreu i shtetit ka thënë se nga Shqipëria po largohen edhe qytetarët, që kanë një standard të mirë jetese, marrin një pagesë të kënaqshme dhe kanë një pronë për të cilët niveli i shërbimeve publike është i papranueshëm. Rama ka thënë se kjo që po bëhet me shqiptarët është një propagandë e shëmtuar.

Po ashtu Rama ka thënë se ky raport është i 5-6 viteve më parë dhe sot ai po përdoret për politikë kundër qeverisë nga Presidenti i Republikës.