Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në Vlorë, ku ka nisur dhe vaksinimi i stafeve mjekësore me vaksinën kundër COVID-19.  Ai iu përgjigj edhe presidentit Meta, i cili prej ditësh deklaron se situata me pandeminë po shkon drejt katastrofës dhe se qeveria duhet të reagojë.

“Presidenti ka kohë që s’është më President, por shpërdorues i funksionit të Presidentit në funksion të ndërmarrjes që drejtohet nga e shoqja. Vjen në Vlorë natën fshehurazi, shkon lart e poshtë, natën, shfaqet në makina pa protokollin përkatës, takon njerëz, por me sa duket jo dhe aq shumë dhe i duket e zbrazur Shqipëria se tani njerëzit s’besojnë më tek LSI. E mirëkutoj se zgjedhjet do jenë një katastrofë për LSI”, u shpreh Rama.