Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Rusia u pezullua nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut ne OKB. Kryeministri i Shqipërisë kujdeset të theksojë edhe votën e Serbisë pro kësaj rezolute kundër Rusisë.

“Pezullimi i Rusisë nga Human Rights Council në OKB refuzim i fortë për të pranuar shkeljen brutale të çdo lirie e të drejte dhe krimet mizore të luftës në Ukrainë. Rreshtimi i Serbisë përsëri me Perëndimin në këtë përshkallëzim të ri kundër agresionit rus, lajm i mirë për rajonin! #HRC promovon ” respektin universal për mbrojtjen e të gjitha # të drejtave të njeriut dhe lirive themelore për të gjithë dhe adreson shkeljen e të drejtave të njeriut”. Lufta e #Rusisë në Ukrainë dhe krimet e saj të tmerrshme janë kundër gjithë kësaj. #UNGA tregoi sot sërish se nuk do ta tolerojë”- shkruan Rama.