Kryeministri Edi Rama tha se shumë shpejt vendi do të dalë nga “terri” i pandemisë. Sipas Ramës, me ritmin me të cilin po ecën vaksinimi në vend, do të ngjitemi në pjesën e sipërme të klasifikimit të vendeve të Europës për nivelin e vaksinimit. I pranishëm në Bylis kreu i qeverisë ka thënë se në Fier PS do të marrë 11 deputetë.

Po ashtu, kryeministri Edi Rama nuk la pa shigjetuar edhe kundërshtarët e tij politikë, ku ndërsa përmendi punët e bëra nga PS gjatë këtyre 8 viteve qeverisje, tha se “kërcënimi i madh” nga opozita është që mund ta kthejnë gjithçka mbrapa.

“Kur voton Lulin është njësoj sikur ble një nga ato vezët çokollatë,e e hap dhe brenda të del xhindi dhe jo një po tre dhe të thyhen dhëmbët e të rroftë lezeti i çokollatës në fillim. Do më thoni pse është Gjino, po se është realisht Gjino, nuk e keni parë? Saliu është gogoli që fshihet pas qytetarit dixhital, Ilir thotë vetëm “burg, burg”, duket sikur e thotë që t’i nxjerri frikën vetes. Monika po ‘filxhan, filxhan’”Në Vlorë kanë filluar dhe nuk bëjnë fushatë por kallëzime për çdo punë. Thonë do e çojnë në prokurori. Do çojnë çdo gjë në Prokurori. Le t’i çojnë por do bllokohet çdo gjë. Edhe vaksinimi! Kush do t’i gjejë vaksinat? Luli. Është tmerr.” thotë Rama.