Kryeministri Edi Rama postoi këtë të premte një video në Facebook nga fushat në Elbasan. Më tej, kryeministri shkruan se në mandatin e tretë të kësaj qeveria eksportet bujqësore do të shkojnë mbi tavanin e 1 miliard dollarëve.

“Pikturë e qëndisur me duart e fermerëve mbi fushat e Gjergjan, Shirgjan dhe Labinot në Elbasan”, shkruan Rama.

Një ndë premtimet elektorale të kryeministrit Rama ishte se Shqipëria do të bëhet kampione e Ballkanit në tre drejtime kryesore, turizëm, agro-turizëm dhe eksporte bujqësore.